Pako kujtimesh PDF Printo E-Maili
Emisioni | Rubrikat
Shkruar nga: beniALB on E Merkure, 08. Korrik 2009 në ora 01:37 minuta   

Pako kujtimesh

Ju ka ndodhur që keni pyetur veten se ku ndodhet një mik i juaji pas shumë vitesh? A doni ti kërkoni falje dikujt që për rrethana të caktuara keni kohë pa folur me njeri – tjetrin? Është momenti që të tregoni shpirtin tuaj njerëzor, të shfaqni konsideratën për dikë duke ia thënë drejtpërsëdrejti, në sy. Emisioni “Njerëz të humbur” ua jep një shanc të tillë nepermjet rubrikes se titulluar “Kthim mbas vitesh”. Pa një të shkuar nuk mund të ketë të ardhme. Ktheni kokën mbrapa dhe mendoni se çfarë duhet të rregulloni...ti thoni dikujt fjalën magjike “më fal” ose “si jeni”.

Rubrika “Kthim mbas vitesh” në emisionin “Njerëz të humbur”, dëshiron të sjellë një tjetër dimension të shpirtit human. Përmes kësaj rubrike synohet të sensibilizohet opinioni publik për të qenë më tolerant, për të kërkuar miqësinë e vërtetë dhe çfarë është më e rëndësishmja për ta rigjetur atë. Ka patur plot raste kur për një fjalë goje, janë shkatërruar miqësi të konsoliduara për vite me radhë. E gjitha kjo ndodh sepse krenaria e njeriut ka raste kur nuk pranon të thotë një “më fal”... Tashmë është momenti që mallin që keni mbledhur për vite për një mik apo të afërm të familjes ta nxirrni në pah dhe të ribashkoheni. Emisioni “Njerëz të humbur” merr përsipër që të trokasë në derën e mikut/mikes apo familjarëve tuaj, të dërgojnë një tufë lule, një letër, një kartolinë nga ana juaj dhe ta sfidojë duke e ftuar të përballet me ju direkt në studio.

Dërgoni rastet tuaja, me historitë përkatëse të detajara dhe stafi i emisonit do ju përgjigjet në kohë.