Kthim pas vitesh PDF Printo E-Maili
Emisioni | Rubrikat
Shkruar nga: beniALB on E Merkure, 08. Korrik 2009 në ora 01:36 minuta   

Kthim pas vitesh

Nje interes te vecante ne emisionin “Njerez te humbur” u eshte kushtuar edhe historive te viteve perpara ’90-es. Gjithsecila ngjarje e asaj periudhe, sjell ne vemendjen e teleshikuesve nje pjese te historise se dhimbshme te izolimit 50 vjecar te Shqiperise nen sundimin komunist. Keto histori sherbejne si nje mesim per brezin e ri i cili nuk e ka jetuar ate kohe por dhe per te percjelle nje mesazh gjitheperfshires, se ndienjat humane nuk mund te shuhen nga pluhuri i kohes…Rrethanat ne te cilat jane ndare individet apo familjet e ndryshme ne shumicen e rasteve jane te justifikueshme nga situatat e krijuara ne kohen e humbjes se kontakteve. Ne jo pak raste shqiptare te ndryshem jane detyruar te lene atdheun, familjen e miqte per te jetuar te lire ne shtetet perendimore. Ne ate kohe kjo linte nje shije te hidhur dhe nje tymnaje te madhe prapa pasi familje te tera internoheshin e shtypeshin ne menyra cnjerezore. Per kete arsye familjet e te afermit ndaheshin ne shtete  te ndryshme pa patur mundesi te komunikojne per vite te tera ose kurre…

Ne kete kategori jane perfshire te gjitha ato raste (para viteve ’90) ne te cilat njerezit jane ndare me njeri – tjetrin per shkak te kushteve historiko – politike apo deri tek ato me te mistershmet. Familjet shqiptare te cilat jane ndare ne dy pjese per shkak te luftrave ballkanike apo atyre boterore jane historite me te hasura ne kete kategori si psh: nje familje shqiptare kerkon te gjeje pjesen tjeter te familjes ne Turqi me te cilet jane ndare qe nga lufta e pare boterore.

Motoja e kesaj rubrike eshte marre pikerisht nga theniet e mencura popullore qe thone “Gjaku nuk behet kurre uje” ose “Amanetin nuk e tret as dheu”.

Sado vite te kene kaluar, do te vije nje dite qe njerezit te takohen perseri mes tyre dhe ne shume raste keto emocione te jashtezakonshme jane percjelle drejtperdrejt per teleshikuesit e emisonit “Njerez te humbur”.