| Ironia e Fatit |
|
|
|
| Emisioni | Rubrikat | |||
| Shkruar nga: beniALB on E Merkure, 08. Korrik 2009 në ora 01:33 minuta | |||
|
Ironia e Fatit
“Cdo njeri deshiron nje identitet”, - kjo eshte motoja e rubrikes “Ironia e Fatit”. Ne kete rubrike te vecante ne te cilen individe te ndryshem vijne ne studio dhe kerkojne prinderit e tyre biologjike te cilet per ironi te fatit nuk jane prane njeri – tjetrit. Ata jane kryesisht femije te lindur nga marrdhenie jashte martesore, te braktisur per shkak te kushteve te veshtira ekonomike ose te divorceve mes cifteve. Te rritur mes paragjykimeve dhe opinioneve vrastare shume prinder jane detyruar te braktisin vite me pare femijet e tyre duke kujtuar se gjerat do te rregulloheshin disi. Por ndersa vitet kalojne, gjerat ndryshojne dhe e vetmja gje e cila kerkon shpjegim eshte pyetja “nga kam ardhur, cili eshte identiteti im, rrenjet e mia”. Kete pergjigje perpiqen te gjejne te gjithe ata femije qe i drejtohen emisionit “Njerez te humbur” per te kerkuar prinderit e tyre qe i kane sjelle ne jete. Duke bere kete gje ata thyejne tabute, zgjojne ndienjat humane jo vetem tek vetja e tyre por edhe e nje publiku te gjere prej miliona personash duke u percjelle mesazhin se ndienjtat humane nuk mund te bien pre e paragjykimeve por i tejkalojne ato. Me nje guxim akoma me te madh, ne emisionin “Njerez te humbur” drejtohen edhe prinderit te cilet i kane braktisur femijet e tyre para shume vitesh dhe vijne per t’u rilidhur serish. Me lutje ne zemer qe femijet e tyre t’i falin e mirekuptojne ata arrijne shpesh qe te percjellin emocione te forta ne studion e “Njerez te humbur” teksa mbajne ne duar krijesen e tyre te para shume viteve…
|


