| Njerez te humbur |
|
|
|
| Emisioni | Rubrikat | |
| Shkruar nga: beniALB on E Merkure, 08. Korrik 2009 në ora 01:31 minuta | |
|
“Njerez te humbur dhe te zhdukur”. Ketu perfshihen: - Emigrante te humbur neper shtete te ndryshme te botes apo brenda territorit. Arsyet me te shpeshta te humbjes se kontakteve te ketyre personave me familjet e tyre jane mungesa e dokumentacioneve per qendrimin ne shtetet perkatese, perfshirja ne krime e cila con ne burgosjen e tyre apo deri ne eleminim fizik nga organizatat e ndryshme kriminale. - Femije te rrembyer ose adoleshente te larguar nga shtepia. Ka patur shume raste kur femijet apo adoleshentet jane rrembyer per t’u perdorur per qellime perfitimi ose per t’u shfrytezuar seksualisht. Ne rastet me te keqija eshte zbuluar se ata merreshin per transplantim organesh duke patur keshtu nje fund tragjik te historise. Shpesh here eshte arritur qe te gjenden ne kohe duke rikthyer qetesine ne familjet e ketyre femijeve. Adoleshentet ne krize personaliteti apo identiteti jane nje nenkategori e personave te humbur te cilet largohen nga shtepia pa lene adrese. Fatmiresisht ne shumicen e rasteve keto ceshtje jane zgjidhur brenda javes qe prej dates se denoncimit prane “Njerez te humbur”. - Femra te trafikuara. Pas vitit 1990, ne Shqiperi filloi te lulezoje krimi i organizuar i mbeshtetur kryesisht mbi trafikun klandestin te qenieve njerezore. Duke u pare si nje fushe me interesa te medha financiare, vajzat shqiptare trafikoheshin neper rruget e Europes kryesisht ne Itali dhe Greqi. Kjo gje shtonte mundesine e humbjes se kontakteve te ketyre vajzave njehere e pergjithmone me familjet e tyre. Ndonjehere te kushtezuara nga gjendja e keqe ekonomike, here per te mbijetuar, e ne shumicen e rasteve te detyruara ato dilnin ne rruge duke perfunduar te aksidentuara ose te vrara. Vetem ne pak raste arrihej qe ato te shpetonin nga kthetrat e tutoreve. Kjo arrihej nese ato kishin mundesi te arratiseshin ose nga ndihma qe u jepte emisioni “Njerez te humbur” nepermjet bashkepunetoreve te tij dhe koordinimi i punes me forcat e policise. - Mistere te pazbuluara. Brenda kesaj kategorie eshte bere nje pune e mirefillte investiguese duke arritur shpesh here qe te zbulohen dhe krime te inskenuara dhe te organizuara me shume kujdes. Megjithse perfundimi jo gjithmone eshte pozitiv, ne fund te fundit familjaret mesojne te verteten e humbjes se jetes se personit te tyre. Hetimet e hollesishme zakonisht krijojne nje dosje shumefaqeshe e cila kur shikohet e arsyeshme i percillet organeve kompetente per te kryer veprimet e metejshme hetimore. Zbardhja e ketyre mistereve shpesh here hap nje kapitull te ri per raste te tjera duke sherbyer si nje pike referimi per ceshtje te personave te tjere.
|


