Misioni PDF Printo E-Maili
Fondacioni | Fondacioni
Shkruar nga: beniALB on E Marte, 07. Korrik 2009 në ora 03:52 minuta   

            

Fondacioni kombetar shqiptar “Njerez te humbur / Missing People”

1-QELLIMI:

- Eshte nje fondacion, ku objekti kryesor i veprimtarise eshte gjetja e njerezve te humbur. Ky qellimi i jone u dedikohet ndihmeses kushtuar njerëzve te humbur,kerkeses se familjareve te tyre, dhe personave pergjegjes qe kujdesen per ta.

- Kjo qender do punoje qe te lidhi kontakte me te gjithe ata persona te humbur te te gjitha moshave, duke i siguruar familjareve mbështetje dhe siguri.Perpos këtij qellimi ne do te punojme qe te bashkojme personat qe kane humbur kontaktet prej vitesh dhe nese nuk eshte e mundur kjo gje, te sherbejme si ndermjetes ne lidhjen e kontakteve mes personave te humbur dhe familjeve te tyre 

2- PERPARESIA

-Ky fondacion i jep perparesi shtreses me te prekur dhe me ne nevoje te shoqerise, ku perfshihen adoleshentet ne krize, te semuret mendore, personat qe kalojne ne depression nga nje ngjarje qe ka leme gjurme ne jeten e tyre.

- Ky fondacion zoteron database-in e te “humburve”me te detajuar ne Shqiperi, duke perfshire te dhena per personat qe largohen dhe per familjaret e tyre.

Puna e ketij fondacioni konsiston ne ofrimin e sherbimeve te tij ne institucionet qe nuk kane lidhje me familjen e te humburit, sic eshte policia dhe punonjesit sociale.

- Ne jemi nje fondacion i pavarur nga politika duke i lene hapesire subjekteve te interesuara qe te kontribojne ne rezultatet e kerkimit per gjetjen e nje personi te humbur, nepermjet donacioneve dhe financimit ne grant si nga personat juridik vendas apo te huaj, apo nga vete shtetet.

 

3-SHKALLA E PROBLEMIT:

 

Duke marre shkas nga puna 1-vjecare ne kerkim te njerezve te humbur e realizuar nepermjet trasmetimit te nje programi televiziv i drejtuar nga gazetarja Aida Shtino rezulton se ne Shqiperi “Personat e Humbur” tashme jane kthyer ne nje fenomen gjithnje e ne ritje.

Nga statistikat ne nje vit jane regjistruar shume raste te personave te humbur, kryesisht emigrante te larguar pas viteve `90. Nje vend te vecante ne kete drame te shoqerise shqiptare zene femijet e rrembyer, si dhe femrat e trafikuara. Disa prej tyre mbas shume perpjekje kthehen, por mijera te tjere nuk e bejne kete duke lene ne enigme ekzistencen e tyre…

-Institucionet shteterore nder te cilat me kryesoret eshte Policia rezulton e pafuqishme ne gjtjen e ketyre personave duke ia lene peshen me te madhe fondacionit “Njerez te Humbur” NJH

-Mbeshtetja e ketij fondacioni ka qene emisioni me po te njejtin emer dhe qellim ku rezultatet tregojne se nga trajtimi i 100 rasteve jane gjetur rreth 50% te “personave te humbur”. Ne nje vit kerkimesh jane pritur 35 000 thirje per ndihme nga familjaret e personave te “Humbur”.

 

4 –KUSH JANE TE HUMBURIT:

Ka raste nga me te ndryshmet dhe me tipiket te cilat kane humbur per nje varg arsyesh dhe ne rrethana te cilat ndryshojne nga njera-tjetra.

Ky fondacion konsideron te humbur cdo person per te cilin nuk dihet vendodhja e tij dhe kur deklarohet i humbur nga familjaret, ne kete moment fillon faza e kerkimit. Konsiderohet “i humbur”: Cdo njeri qe nuk dihet se ku eshte, packa rrethanave te humbjes ose te zhdukjes se tij.

Organizatat e ndryshme te specializuara (Fondacion per Mbrojten e Femijeve, Qendrat e ndryshme te Keshillimit te Gruas etj.) zyrtare ose jofitim prurese bashkepunojne ne aspekte nga me te ndryshmet, por asnje nga keto organizata nuk ka nje pikepamje te problemit ne teresi. Nuk ekziston as edhe nje burim qendror ose individual qe te mund te kete nje informacion te bazuar mbi statistikat e rritjes se shkalles se ketij problemi i cili shkakton shume stres nga humbja e personave te tyre te dashur duke perfshire sidomos familjaret.

 

5-PERSONAT NE MOSHE TE RE(Femijet)

 

Eshte tashme e ditur qe personat nen moshen 18-vjecare humbin kontaktet me familjen me shume se cdo grup tjeter persa i perket moshes.

Sipas te dhenave te nje shoqate per mbrojtjen e te drejtave te femijeve (CRCA) nga viti 1992-2000 jane trafikuar rreth 4000 femije nen moshen 18 vjec. Per keta femije, prinderit pervec dhimbjes te humbjes se tyre, iu duhet te perjetojne ankthin se cfare mund t`iu kete ndodhur dhe sidomos faktin se a jane ne jete apo jo?

Keta femije rrembehen per qellime trafikimi si shfrytezim seksual, lypje, transplant organesh, puna si skllever si dhe perfshirje ne grupet dhe organizatat kriminale duke u perdorur nga keta te fundit ne interes te tyre.

Por ka edhe kategori te tjera adoleshentesh qe i perkasin moshes nen 16 vjec qe largohen per here te pare nga shtepia. Kerkimi sugjeron se cereku i largimeve ndodh para moshes 11-vjecare.

Vajzat jane me te predispozuara te largohen ose te ikin nga shtepia ndermjet moshes 13-17 vjecare.

 

6-RREMBIMET:

Per arsye se dolem nga nje sistem totalitar, shume familje shqiptare përjetuan ikjen ilegale te te afermve te tyre, por disa te tjere përjetuan nje drame shume te dhimbshme, ajo e rrëmbimit te femijve. Nga periudha 1990-2000 numri i rrëmbimit te femijeve sa vinte e shtohej. Femije te cilet rrembeheshin përpara deres se shtepise dhe prinder te përlotur qe nuk dinin se ku ti kërkonin. Kane kaluar vite te tera dhe keta prinder akoma nuk i dine ku i kane femijet e tyre a jane gjalle apo jo?

Disa femije largohen nga shtëpia dhe shumica e incidenteve qe vjen sipas pasoje e rrëmbimeve perfshin femijet nga prinder te ndare.

Edhe policia nga ana e saj perballet me nje gjendje te tille ku pervec rrëmbimeve te zakonshme, përfshihen edhe rrëmbime te cilat me pas perfundojne ne vrasje nga rrëmbyesit.

 

7- IDENTIFIKIMI

 

Persa i perket identifikimit fondacioni Njerez te Humbur operon nepermjet bashkëpunimit me ICMP (Komiteti Nderkombetar i Personave te Humbur).

Ky bashkëpunim konsiston ne identifikimin e personave te zhdukur dhe te rrëmbyer ne menyre misterioze, ketu do te përfshihen analizat e ADN. Gjithashtu nepermjet nje bashkëpunimi qe kemi me Missing Person ne Britanine e Madhe do te mundet te behet ristrukturimi i fotove per personat qe kane humbur para shume vitesh dhe si mund te jete portreti i tyre aktualisht. Gjithashtu do te behet i mundur identifikimi i kufomave te paidentifikuara, nepermjet ristrukturimit te tyre, duke marre si baze mbetjet skeletore dhe duke u shtuar atyre identikitin e personit, qe mund te jete i humbur. Kjo rubrike do te kete te pasqyruar dhe ne web site zyrtar imazhet dhe përshkrimet e personave te paidentifikuar te gjetur nga policia dhe te rregjistruar ne fondacionin tone.

Qe nga viti 2005 ka filluar nje bashkepunim i ngushte me policine sipas nje procedure te caktuar te shkëmbimit te te dhenave ne menyre qe e kemi rezultate sa me konkrete ne lidhje me identifikimin e personave te humbur.

 

8 –MEDIA DHE KOMUNIKIMI. ROLI I TYRE

 

Publiciteti eshte nje nga celsat kryesore per gjetur personat e humbur. Pikerisht emisioni qe eshte transmetuar per nje vit rresht dhe qe ka qene ne funksion te fondacionit eshte marre vetem me kërkimin e Njerëzve te Humbur dhe ka pasur rezultate ne punen e tij. Per kete vit fondacioni ka bere nje mareveshje me televizionin kombetar KLAN dhe drejtuesja e këtij fondacioni zj.Aida Shtino do te drejtoje edhe emisionin Njerez te Humbur, i cili do te jete i drejtpersedrejte dhe do te zgjase mbi 4 ore. Aty do te publikohen fotot e te humburve si dhe do te priten informacione nga publiku per personat e humbur. Pervec programit televiziv, fondacioni ka krijuar ura bashkëpunimi me gazeta kombetare, lokale dhe nderkombetare. Gjithashtu eshte krijuar edhe nje bashkepunim me dy televizione, ne Greqi (Alter.TV) dhe Itali (Rai 3) me emisione analoge ne kërkim te njerëzve te humbur. Publikimi i fotove mendohet te zgjerohet edhe ne ambiente te tjera publike, ku interesi dhe vëmendja e shoqerise eshte edhe me e madhe si Bashki, stacione treni, autobuzash si dhe reklamave levizese. Kjo liste sa vjen dhe shtohet cdo dite dhe informacionet do te grumbullohen nga nje staf i trajnuar dhe vullnetare.

 

9-EDUKIMI

 

FNJH/MP do te organizoje seminare te ndryshme neper shkolla sidomos me femijet e moshes 11-14 vjec ku nepermjet fletushkave dhe shpjegimeve te realizuara nga stafi i FNJHMP-se keta te fundit do te mund t`i shpjegojne kësaj grupmoshe problemet personale dhe konfliktet familjare qe i detyrojne ata te largohen nga gjiri i familjes. Per kete do te kete nje rubrike edukimi te veçante edhe ne faqen tone te internetit.

 

10-CMIMI I SUKSESIT

Nje nga sfidat tona me te veshtira ne te ardhmen parashikohet te jete suksesi ne gjetjen e njerëzve te humbur. Me qe reputacioni i këtij fondacioni rritet dhe perhapet me shpejtesi, shume njerëz zgjedhin FNJHMP-ne per te kërkuar te dashurit e zemres, por qe nga ana tjeter do te thote me shume shpenzime dhe pergjegjesi. Shpresojme qe te krijojme buxhetin e duhur per aktivitetin e këtij fondacioni qellimi i te cilit eshte mjaft human. Kjo vjen si pasoje sepse njerëzit qe behen pjese e këtij kërkimi nuk kane te ardhurat e mjaftueshme per te mbuluar shpenzimet e kërkimit te te afërmeve te tyre.

Ju mund te beheni donatoret ne ndihme te ketyre familjeve te deshperuara te cilet me ankth dhe me shprese drejtohen tek fondacioni “Njerez te HumburMissing People” i vetmi i këtij lloji ne Shqiperi.