|
Autori i Lajmit: Zenepe Luka
E takova rstësisht në Vlorë kolegen time dhe duke i ofruar një kafe më tregoi se kish ardhur për të zbardhur enigmën për zhdukejn e një foshnje nga shtëpia e fëmijës në qytet, që pretendohet se ka vdekur, por që dyshohet se është gjallë dhe nëna e tij, pas 20 vjetësh vihet në kërkim të fëmijës, duke kërkuar ndihmën e emisionit "Njerëz të humbur".
Në bisedën e gjatë me të, pashë se përballë meje kisha një gazetare profesioniste, që ka marrë përsipër të investigojë, që guxon, rriskon në emër të profesionit. Në këtë bisedë me kolegen, mësova se ajo ka lindur në vitin që unë jam diplomuar gazetare dhe se Aida vërtetë ka lindur bashkë me ëndërrën për tu bërë gazetare. Përveçse nga një anë, pashë që kishim shumë gjëra të përbashkëta edhe pse me një diferencë moshe prej mëse prej dy dekada. Në fund të bisedës, konstatuam se padashur kishim folur me gjuhën e gzetares duke realizuar këtë intervistë, që po e bëjmë publike, duke përcjellë ato që nuk njihen për gazetaren investigative, që ka gërshetuar në mënyrë perfekte profesionalizmin e gazetarisë dhe humanizmin e gruas.
Dëshironi ta ndërtojmë bashkë intervistën, kolege? Ndihem shumë mirë kur më respektojnë gazetarë të njohur, të cilët kanë dhënë shumë në fushën e gazetarisë, njëkohësisht edhe përgjegjësi për ato që do të them. Lexuesi të njeh më tepër si gazetarja në kërkim të njerëzve të humbur, por si ka nisur kariera jote në gazetari? Pasioni im për gazetarinë ka nisur shumë herët, që në kohën kur unë kam qënë gjimnaziste në gjimnazin e famshëm “Asim Zeneli” në Gjirokastër dhe më vonë u konsolidua kur vazhdoja studimet në Fakultetin Histori-Fililogji në degën Gjuhë-Letërsi. Kam qënë studente e vitit të dytë kur ndodhën ndryshimet e sistemit në Shqipëri dhe kam marrë pjesë, në atë lëvizje studentore e cila do të ishte shtysa kryesore e ndryshimeve në Shqipëri të viteve `90. Rreth viteve `92, kam filluar të shkruaj në shtypin e atëhershëm i cili sapo kishte nisur të ishte i lirë. Pasi mbarova studimet në `93 u largova drejt Greqisë dhe aty mbarova një master dy vjeçar për gazetari Investgative. Fillova të shkruaj në Athinë në një gazetë që dilte në gjuhën shqipe dhe më vonë në “Gazetën e Athinës”, ku kryesisht merresha me investigimin, më vonë fillova të punoj si gazetare e jashtme, në një emisionin të quajtur “Fos sto Tounel” (Drite në Tunel), në Athinë i cili trajtonte rastet e personave të humbur. Aty kam parë nga afër çdo të thotë të kërkosh një njeri të humbur dhe për mua do të jetë një eksperiencë e pazëvendësueshme, të cilën unë e solla në Shqipëri dhe jam duke e praktikuar në emisionin tim. Gazetaria një traditë në familje, apo një pasion i Aidës? Gjykoj se unë kam lindur bashkë me ëndërrën për t u bërë gazetare. Sigurisht që ka një shtrat ku lind një pasion dhe mendoj se në rastin tim, pikënisja është edhe familja. Im atë është nga familja e dëgjuar e Shtinajve në Gjirokastër, me shumë tradita, por edhe e pasur me intelektualë, që kanë dhënë e japin për Shqipërinë. Nëna, vjen nga familja Blloshmi e Bërzeshtës, fis patriot dhe i dëgjuar në të gjithë vendin. Gjyshi im, Qamil Blloshmi, ka qënë një ndër mësuesit e parë shqiptarë, që ka përfunduar Normalen e Elbasanit në një kohë me Aleksandër Xhuvanin dhe të tjerë, si dhe ka qenë miku më i ngushtë i Lasgush Poradecit. Gjyshi jetonte në Pogradec, shkruante dhe kujtoj bibliotekën në shtëpinë e tij, jashtëzakonisht të pasur me libra, ku zinin vend edhe autorë të ndaluar. Kur isha e vogël më ulte në prehërin e tij dhe më recitonte vargje nga Gjergj Fishta (Evropën) dhe këshilla e tij e përherëshme ishte: Lexo sa më shumë mbesë, lexo që të marrësh sa më shumë kulturë, lexo, që të shkruash. Vërtetë duke qëndruar afër me të, duke shuar kuriozitetin me atë mori librash, që ishte pasuria më e madhe e gjyshit dhe e fisit, që kishte pushtuar dhomën më të madhe të shtëpisë, nisa të lexoj dhe libri m u bë shok gjithë jetën. Duke kthyer vështrimin prapa, në fëmininë time, mendoj se atëherë hodhi rrënjë pasioni që kish lindur për gazetarinë, që ishte një gërshetim i traditës me pasionin. Si e përballoi Aida misionin e gazetares në emigracion, çfarë more dhe çfarë dhe? Ka qënë një detyrë e vështirë për t u përballuar, se përveç profesionit që është i vështirë, duhej shtuar edhe vështirësitë e të qënit në një vend të huaj, por gjykoj se deri diku ia dola mbanë. Të shkruash në një vend të huaj, do të thotë, që pak a shumë duhet të mbashë anën e atij vendi. Natyrisht atje unë kam parë raste të shumta të diskriminimit të bashkëkombësve të mij dhe sigurisht nuk mund të rrija pa reaguar me shkrimet e mia. Për hir të së vërtetës dua të them se nuk kanë munguar rastet kur shkrimet e mia janë censuruar, por në të shumtën e rasteve kam përcjellë të vërtetrën dhe klithmën time se një vend demokratik duhet të respektojë të drejtat e emigrantëve. Nga gazetaria greke mësova se duhet të punosh shumë, që të arrish atje ku ke ëndërrën, të bëhesh dikush. Mësova mënyrën e të shkruarit, kalita durimin, këmbënguljen për t i shkruar problemit deri në fund dhe mbi të gjitha kalita guximin, pse jo provova edhe rriskun. Por puna nuk ka fund, gazetaria është një rrugë që nuk ka krye, ku suksesi, pse jo edhe egoja profesioinale nuk ka kufi. Flas për një "ego" në kuptimin e mirë të fjalës, pra të jeshë kërkues nga vehtja, që të bësh të veçantën, por të prekësh edhe suksesin. Natyrisht për mua, është shumë herët të them se kam dhënë për gazetarinë, vazhdoj të akumuloj, jeta shtë e gjatë, gazetaria një pus pa fund. Çfarë të ka shtyrë të projektosh dhe realizosh emisionin “Njerëz të humbur”? Gjatë kohës që punoja në Greqi, kur punoja për emisionin "Fos sto tunel" (Dritë në tunel), pashë që shumë shqiptarë paraqiteshin për të denoncuar humbjen e të afërmëve të tyre. Kjo më bëri të mendoja se për këtë fenomen që e solli trazicioni, duhej patjetër të ndërmerrej një emision në një nga TV në vendin tim. Përvoja e përfituar si gazetare investigive, fillimisht në gazetë dhe më pas në telivizion, më inkurajoj që të projektoj një emision të tillë. Sigurisht që këtu patën ndikim edhe ndjenjat humane, që janë kultivuar në familje, por edhe të qënit grua e nënë, por edhe si emigrante. Ky kompleks ndjenjash më ngriti peshë për të nisur rrugën në kërkim të "Njerëzve të humbur". Që nga emisioni i parë dhe deri tani, sa njerëz ka gjetur Aida dhe stafi i saj? Emisioni "Njerëz të humbur", hapi një kapitull të dhimbshëm, por të domosdoshëm për realitetin shqiptar dhe për gazetarinë. Duke patur parasysh numurin e madhe të të humburve dhe për fat të keq duhet të pohoj, që ky numur shtohet çdo ditë, ky fakt na ka vënë në lëvizje, për t u shqetësuar çdo orë për zbardhjen e rasteve. Tashmë, emisioni ynë ka krijuar një besueshmëri tek publiku dhe fryt i kësaj pune të palodhshme të gërshëtuar me dëshirën për të gjetur njerëzit, janë kërkesat gjithnjë në rritje të qytetarëve por edhe në informacionet që na japin dhe përgjatë kësaj periudhe ka ndodhur shpesh që të arrijmë suksesin. Ju kërkoni një shifër dhe unë po ju them se nga statistikat që kemi, numurohen rreth 150 veta të gjetur për gjatë dy vjetëve që bëhet ky transmetim. Bëhet fjalë për rastet kur familjarët që kanë dashur të publikohen si histori, që ne i kemi zbardhur, por nëse do të llogariten edhe shumë raste të tjera që nuk dëshirojnë të bëhen publike, shifra dyfishohet. Cili është raporti mes kënaqësisë dhe emocioneve kur arrin të gjesh të humburit e dhimbjes kur nuk merr përgjigjen që pret? Gjithmonë unë e them në emision, se nuk pretendojmë të gjejmë të gjitha rastet që janë të shumta dhe që shtrihen në një afat kohor më shumë se gjysëm shekulli. Ca më pak që t i gjejmë të gjallë. Puna jonë është investigimi. Në shumë raste familjarët e dinë që djali i tyre mund të jetë i vdekur, por kërkojnë një varr për ta qarë dhe të zbulojnë të vërtetën, mistrerin që i brengos prej vitesh. Për raste të tilla nuk them se jam e kënaqur, por në fund të fundit, ndjehem e lehtësuar, se më së fundi familjarët e mbushur me dhimbje marrin një përgjigje. Në rastet kur dalim në një përfundim të hidhur, sigurisht që unë dhe stafi im, trishtohemi, është një ndjenjë që nuk do të dëshiroja ta provonte njeri, ca më tepër kur ke bërë rrugë të mundimshme dhe të mban shpresa se do ta gjedhë gjallë, një moment, një informacion, një argument, përmbys gjithçka. Por. sikurse i ka ndjekur shikuesi, në emisionin tonë nuk mungojnë rastet, madje do të thosha që çdo të premte emisioni përfundon me një gjetje, dhe emocionet janë të papërmbajtura dhe ka ndodhur që "kam harruar" se drejtoj emicionin dhe jam ulur bashkë me familjarët e jam përlotur nga gëzimi. Nuk është pak të sjellësh zërin e njeriut, që nga familjarët konsiderohet i humbur prej 40 vjetësh, apo të rikthesh në shtëpi, djem e vajza që për shkaqe të ndryshme kanë humbur lidhjet me familjen. Studio "Njerëz të humbur" ka përjetuar shumë fort emocione të tillla dhe do të dëshironoim që të mos mungonin asnjëherë, deri sa ky fenomen të zhduket. Ja ky është sfadiksasioni i profesionit, i këtij emisioni. Cilat janë rastet që kanë përlotur gazetaren dhe çastet kur je ndjerë e kërcënuar? Nuk është vetëm loti, që pasqyron gjëndjen e brendëshme, dhimbjen njerëzore, loti del edhe nga gëzimi. Megjithatë, kur ndjen dhëmshuri në zemër, kjo është shumë kontraktuese. Unë qaj, pothuaj çdo emision, rastet janë prekëse kur djali takon nënën e tij biologjike pas 25 vjetësh, dhe këto janë ndjenja njerëzore që përlotin çdo shikues, por nga ana tjetër mua më duhet të mbaj vehten për pozionin që kam, por në raste të tjera, të mos ndikoj tek familjarët që vuajnë dhimbjen për njeriun e tyre. Për pjesën e dytë të pyetjes suaj, mendoj se çdo gazetar investiugativ, ndjehet i kërcënuar. Stafi i emisionit tonë, merret edhe me zbulimin e shumë rasteve vrasjesh, rrëmbime vajzash, trafikime dhe natyrisht çdo rast mbart rrezik, mbart rrezik pasi në një farë mënyre jemi hetues publikë, që autorëve u kushton, pse zbulohen dhe do të përgjigjen përpra ligjit. Gjykoj se edhe këta pesona që kërcënojnë nëpërmjet telefonit, adresës në internet dhe në forma të tjera, duhet të mësojnë njëherë e mirë, që emisioni "Njerëz të humbur", kërkon të japë kontributin e vet, për të qetësuar zemrat e lënduara të familjarëve, për të rikthyer në familje të dashurit e tyre dhe nga ana tjetër, të godasë edhe publikisht rastet kur këto brenga e dhimbje e shkaktoijnë njerëz me prirje kriminale. Është detyrë e menjëhershme e strukturave të shtetit që të izolojnë këta persona dhe t i vërë përpara drejtësisë, çka do të çonte edhe në pakësimin e rrëmbimit të vajzave që çohet për prostitucion, të fëmijve për t i shitur për qëllime fitimi, apo ehe për t i shfrytëzuar si lypës. Duke u vënë në kërkim të të humburve, mos ke humbur qetësinë në familje. Si i përballoni detyrimet si grua dhe nënë ? Ju e dini më mirë se unë, pasi keni një jetë të tërë gazetare, por të punosh në këtë profesion, do të thotë të mos keshë orar, çka do të thotë që "kusurin" ta vuajë edhe familja. Qetësia prishet çdo çast nga zilja e telefonit që e mbaj hapur edhe gjatë natës, me shpresën se do të marr ndonjë lajm të mirë që vjen nga shtete, ku është ditë. Por bashkë me shqetësimin, vjen edhe kërshëria dhe pyetja e natyrshme: U gjet ndonjë? Tani në kërkim të të humburve nuk jam vetëm unë, por e gjithë familja, që për mua është një faktor i madh inkurajimi, ndaj bëj të gjitha përpjekjet për të përmbushur detyrimet si grua dhe nënë. Në karierën tuaj, aq më tepër në një emision me një audiencë të madhe në shumë shtete, e ndjeni xhelozinë e kolegëve dhe si e përballoni? Jam e lumtur për faktin që unë kam sjellë e para një format të tillë në Shqipëri, që realizova një ëndërr, por mbi të gjitha që jap një kontribut të dyfishtë në një zhaner specifik të gazetarisë dhe në gjetjen e njerëzve të humbur. Sigurisht, çdo njeri ka një linjë të vetën, sikurse unë, kam timen. Unë e respektoj dhe vlerësoj punën e kolegëve të mij dhe kështu duhet të ndohë për cilindo. Edi që ekziston xhelozia, pse jo edhe e prek, është pjesë e pashmangshme e botës së "egër" të medias. Por kam gjykuar se mënyra më e mirë për t i bërë ballë kësaj, është puna dhe kur në këtë punë t i vë edhe shpirtin tënd, atëherë nuk tundohesh nga xhelozia. Mendoj se proekupacioni që kam për ta kryer mirë këtë detyrë, kënaqësia që marr nga suksesi, nuk lë hapsirë dhe nuk kam kohë t ju kushtoj rëndësi xhelozive të të tjerëve ndaj meje. Cila është dhurata më e bukur që të kanë dhënë familjarët pas gjetjes së njeriut të tyre? Mirënjohjen. Kjo është dhurata më e çmuar që kam marr dhe që pres. Kjo është dhurata më e çmuar dhe që mua më mjafton për të qënë e lumtur dhe e vlerësuar njëkohësisht. Tashmë unë dhe ststafi im, jemi bërë pjesë e familjeve që ju kemi sjellë gëzimin, sikurse jemi pjesë e përpjekjeve për të larguar dhimbjen. Në përpjekjet për të gjetur njerëzit që i kanë shërbyer sigurimit të shtetit, ndjeheni e kërcënuar? Mendoj se agjentët e sigurimit, në shumë raste vazhdojnë të jenë aktive. Unë me stafin tim punoj në mënyrë profesioinale, që do të thotë se e dimë se çfarë pasojë sjell trasmetimi direkt. Agjentura është një strukturë, që ka ekzistuar fuqishëm në Shqipëri. Në këto raste ne bëjmë kujdes, nuk është detyra jonë të nxjerrim sekretet, pasqyrojmë thjeshtë rezultatet, që finalizohet me gjetjen e një ish-agjenti dhe përpjekja për të thyer heshtjen e tij. Cilat janë lidhjet tuaja dhe të stafit me TV analoge në shumë shtete dhe sa mbështeteni nga strukturat e shtetit, ambasadat, policia e shtetit etj? Kemi krijuar mardhënie shumë të mira, veçanërisht me emisionet analoge në shumë shtete të tjera. Kemi që bashkëpunim ekskluziv me dy prej emisioneve më të sukseshme në botë që janë "Fos sto tunel" në Greqi dhe "Chi ha visto" në Itali. U kemi dhënë një rëndësi të vecantë këtyre dy vendeve fqinjë, pasi aty kemi numurin më të madh të njerëzve të humbur, por nuk mund të lë pa përmendur edhe bashkëpunimin me programe TV në Turqi, Francë. Gjermani, Amerikë, Australi etj. Ndërsa kontaktet, bashkëpunimi me vullnetarët tanë, shkojnë deri në skajet më të largëta, deri në Zelandën e Re. Ndërsa mardhëniet me strukturat shtetërore, përgjithësisht janë të mira, bashkëpunimi ëhtë reciprok. Ne kërkojmë akses informacioni, ata presin të gatëshme rastet që dalin gjatë investigimit. E rëndësishme është që më sëfundi edhe strukturat shtetërore po sensibilohen, që ka shumë shqiptarë të humbur, që duhet punuar fort për të zbardhur ekzistencën e tyre dhe nëse TV po bën një detyrë humane,strukturat specifike e kanë detyrë që i paguan shteti. Kur të keni gjetur të gjithë të humburit, çfarë do të kërkojë Aida Shtino? Shpresoj që të mbarojë sa më shpejt lista e gjatë e të humburve, për zbardhjen e të cilëve nuk mjafton një emision njëherë në javë, as edhe një vit kohë dhe dëshirojmë që këtij emisioni ti vijë sa më shpejt fundi. Ky është qëllimi ynë, ndërsa unë si gazetare, kam shumë projekte për të ardhmen, që gjithnjë lidhen me fushën e investigimit. Bashkë me të humburit. Po kërkoj diçka të re që gjithashtu do të futet për herë të parë në median shqiptare. E kam gjetur, e kam në mëndje dhe shpejt do ta hedh në letër he kur të jem gati për ta realizuar, atëherë do t ua them.
|